Një 4 vjeçare është shpëtuar nga kalimtarët e rastit në Greqi pasi ishte harruar brenda në makinë nga babai i tij. Mediat vendase shkruajnë se kanë qenë pikërisht banorët e zonës ato që kanë konstatuar edhe të miturën të mbyllur brenda një automjeti në oborrin e një super marketi në Messolonghi.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë thyer xhamin e mjetit dhe kanë nxjerrë vajzën e vogël në gjendje gjysmë të vetëdijshme.
Më pas, nëna e vajzës 4-vjeçare ka nxituar dhe e shoqëruar me një makinë patrulle, ata kanë shkuar fillimisht në spitalin e Mesolongjisë dhe më pas në Spitalin e Agrinit.
Vogëlushja qëndron e shtruar në spital për arsye parandaluese, ndërsa ndaj babait të arrestuar është ngritur një rast për ekspozimin në rrezik të vajzës së tij të mitur./abcnews.al