“U habita kur e pashë për herë të parë”, Fero tregon historinë e dashurisë me Arbenitën

schedule21:02 - 14 Qershor, 2021

schedule 21:02 - 14 Qershor, 2021

Arbenita Ismajli dhe Fero mirëpritën në jetë frytin e tyre të dashurisë pak javë më parë. Dita e ardhjes në jetë e Ninës ishte sa e bukur dhe e trishtë për modelen pasi humbi pak orë më pas dhe të atin, i cili po luftonte me virusin. Së fundmi, Fero ka folur për këtë moment të vështirë gjatë një interviste për “Rudina”.

“Nina ka lindur rreth orës 1:30 të natës, fjetëm dhe kur u zgjuam të nesërmen morëm vesh lajmin tragjik. Edhe Arbenita u mërzit shumë. Ka qenë e rëndë shumë. Ai e dinte se Arbenita do të lindte, por nuk e ka marrë lajmin që lindi.”, është shprehur reperi. Sakaq, Fero u ndal gjithashtu dhe tek takimi i parë me Arbenitën.

“Jemi njohur në Shkup. Unë isha në makinë dhe po e prisja, kur e pashë, aq shumë u habita duke e parë sa mbeta brenda në makinë, as nuk dola që t’i flisja herën e parë që jemi takuar. Nuk ishte rastësisht kemi kontaktuar një kohë në rrjete sociale. Pastaj jemi takuar dhe prej atij momenti jemi bashkë.”, tha Fero. /abcnews.al