“U godita në testikuj”, ish-futbollisti rrëfen si arriti të zbulonte se kishte kancer

schedule10:02 - 28 Tetor, 2021

schedule 10:02 - 28 Tetor, 2021

Adrian Berisha, një ish futbollist, sot drejtues i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, gjatë një interviste për emisionin e mëngjesit në Abc, rrëfeu peripecitë që i është dashur të kalojë përgjatë viteve, nga bullizmi te kanceri. Adriani rrëfeu se në adoleshencë ishte prekur nga kanceri, sëmundje që e zbuloi pas një incidenti në fushë.

“Prej moshës 13 vjeç, kur kam filluar të luaj futboll, kam qenë në një ndër më të mirët në Kosovë. Duke luajtur futboll një shok i imi më godet në testikuj. Kaluan disa muaj në gjendje jo të mirë dhe trajneri më thoshte se nuk po vrapon si dikur. Kam qene me fat se topi që më ka goditur ka qenë top tenisi, i bie që qelizat kancerogjene i ka shpërthyer.

Goditja ka provokuar shpërthimin. Unë kam qenë në fazën e parë dhe mendoj se jam me fat, sa herë zgjohem në mëngjes buzëqesh. Kam hyrë në operim, më kanë hequr njërin prej testikujve, kam filluar kimioterapinë, e kam zbuluar herët nuk kam marrë më shumë se një seri. Ka qenë mjaft e vështirë.”, theksoi mes të tjerash Berisha.

/abcnews.al