U godit për vdekje me thikë nga një i ri, lule dhe flamujt në gjysmë shtizë për deputetin britanik

schedule18:24 - 15 Tetor, 2021

schedule 18:24 - 15 Tetor, 2021

Një deputet konservator është vrarë pasditen e së premtes në Britaninë e Madhe. Në kishën ku ndodhi ngjarja në Essex policia e ka rrethuar zonën me kordon ndërsa njerëzit kanë nisur që të vendosin lule në ambientet jashtë në kujtim të David Amess.

Pas ngjarjes së rëndë kanë reaguar edhe ministrat e kabinetit të qeverisë në Britaninë e Madhe ndërsa në Dowing Street flamurët janë ulur në gjysmë shtizë. Ish-kryeministrja e vendit Theresa May e ka përshkruar vdekjen e deputetit si një ditë tragjike për demokracinë.

Sir David, baba i pesë fëmijëve ka hyrë në Parlamentin britanik në vitin 1983 si deputet për Basildon, përpara se të bëhej deputet i Southend West në 1997.

Kujtojmë se deputeti 69-vjeçar ndërroi jetë pasi u godit disa here me thikë ditën e sotme nga një i ri që është vënë më pas në pranga. Mjekët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë deputetit i cili qëndronte i shtrirë në dyshemenë e kishës për më shumë se një orë por ai nuk mundi të mbijetonte.

Vdekja e Sir David u konfirmua nga mjekët rreth orës 15.00. Amess, deputet veteran që ka votuar kudër martesa gay dhe abortimit, u pa teksa qeshte dhe u fliste njerëzve në shkallët e kishës përpara se të qëllohej për vdekje me thikë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!