Ka shkruar në dhjetë numri i viktimave nga sulmi brenda shkollës në Austri. Ndërkohë që raportohet për dhjetëra të plagosur, kryesisht nxënës. Mes viktimave është edhe autori, një nxënës, i cili u gjend pa shenja jete në një prej banjove të shkollës.
Dyshohet se pas sulmit ai ka vrarë veten. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se nxënësi e quante veten si viktimë e sulmeve dhe ngacmimeve.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00 (orë lokale).
Mediat austriake raportojnë se autori i dyshuar i sulmit është plagosur nga të shtënat me armë zjarri.
Autoritetet sqarojnë se brenda godinës u dëgjuan disa të shtëna dhe menjëherë është dhënë alarmi për një sulm. Aktualisht, ndërtesa e shkollës është nën kontroll.
/abcnews.al