Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U godit nga dashi, vdes tragjikisht 65-vjeçari

schedule15:53 - 14 Nëntor, 2022

schedule 15:53 - 14 Nëntor, 2022

Një blegtor nga Kotroni i Trikalasë ka ndërruar jetë tragjikisht mesditën e së premtes  pasi është goditur nga një dash.

Sipas informacioneve të trikalanews.gr, 65-vjeçari është gjetur nga një fqinj dhe është dërguar fillimisht në Qendrën Shëndetësore Pyli.

Më pas ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm të Trikalës dhe prej andej, për shkak të gjendjes kritike, në Spitalin Universitar të Larisës, ku iu nënshtrua një operacioni në kokë, për shkak të dëmtimit të rëndë të trurit.



Fatkeqësisht 65-vjeçari nuk arriti të mbijetonte./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!