Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Fier, ku një 29 vjeçar ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij 28 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në lagjen Sheq i Madh në Fier, dhe autori i kësaj ngjarje është Demokrat Medinaj, i cili ka qëlluar me thikë 31 herë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.
LEXO EDHE: Krim në familje në Fier, shtëpia ku burri vrau gruan, emrat e autorit dhe viktimës
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç.
Ndërkohë familjarët e 28 vjeçares pohojnë për abcnews.al se viktima ishte 6 javëshe shtatzënë.
Ndër të tjera familjarët mohojnë se autori kishte probleme mendore, ku theksojnë se nuk dinë se cili është shkaku i kësaj ngjarje të rëndë, pasi çifti nuk ka pasur probleme.e.su./abcnews.al