Deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh sot në Kuvend se nuk do ta mbajë maskën jashtë, por vetëm në ambientet e brendshme. Ai u shpreh se policia i vendosi gjobë të enjten e kaluar, por tha se vendimin për Aktin Normativ nuk e njeh.
“Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë. Maska sipas mjekëve të akademisë konservatore, në ambiente të hapura nuk këshillohet. Ju deklaroj se nuk do ta mbaj maskën në ambiente të hapura, të mbyllura po” tha ai në Kuvend. /db/Abcnews.al