U gjobit nga KQZ, reagon Erion Veliaj: Do apelohet, puna në Tiranë nuk ndalet nga gjumi

schedule15:15 - 9 Shkurt, 2021

schedule 15:15 - 9 Shkurt, 2021

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pasi u gjobit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Veliaj shprehet se gjoba do të apelohet dhe se puna në Tiranë nuk do të ndalet nga gjumi, duke mos u kursyer kështu edhe me opozitën dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

“Shton 5 vila ne pandemi, kandidon per KM ??‍♂️

Shet nga 3 here apartamentet me mashtrim, kandidon per deputete opozite ?

Por kur ben detyren tende sipas ligjit duke strehuar 17 familje qe flinin ne çadra, te gjobisin ?

Gjoba do apelohet, por puna ne Tirane NUK ndalet nga gjumi!’, shkruan Veliaj.

KQZ gjobiti kryebashkiakun me 750 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale.

Veliaj është gjobitur me 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve si edhe 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Vendimi erdhi pas ankesës nga LSI në lidhje me aktivitetet publike të kryetarit të Bashkisë së Tiranës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!