U gjet me dy kallashë brenda, kjo është makina e autorëve të atentatit ndaj prokurorit Ndoj

schedule17:57 - 2 Nëntor, 2019

schedule 17:57 - 2 Nëntor, 2019

Pak orë pas atentatit të bujshmë gjatë ditës së djeshme ndaj prokurorit Arjan Ndoj, policia gjeti të braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit një makinë tip “Mercedes Benz” ngjyë gri me targa të vjedhura.

Targat e makinës ishin denoncuar të vjedhura në Tiranë rreth dy javë më parë.

Gjithashtu brenda në makinë u gjetën dy maska dhe dy automatikë AK47 të cilat mendohet se janë përdorur në atentatin e mbrëmshëm.

Autorët që kryen atentatin ikën me shpejtësi duke mos arritur që t’i vendosin flakën për të humbur gjurmët, që tani janë në dorën e ekspertëve.

Në foton e mësipërme të siguruar nga abcneës.al është pikërisht makina në fjalë, e cila u mor nga vendi ku ishte braktisur për ekzaminime të mëtejshme në polici.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!