U gjet i vdekur në fund të pishinës në Vlorë, trupi i 18-vjeçarit polak sillet në Tiranë për ekspertizë, prindërit të traumatizuar

schedule13:22 - 7 Qershor, 2022

schedule 13:22 - 7 Qershor, 2022

Një 18-vjeçar polak ka ndërruar jetë sot në një hotel në Vlorë. Ai u gjet i vdekur në pishinën e hotelit nga prindërit e tij.

Trupi i pajetë i 18-vjeçarit do të dërgohet drejt Tiranës për ekspertizë.

Për të huajt të cilët ndodhen në Shqipëri, në raste të tilla, gjithçka kryhet në kryeqytet.

Ndërkohë gjatë paradites, ambulanca ka mbërritur edhe dy herë të tjera pasi prindërit e 18 vjeçarit kanë qenë të traumatizuar nga ngjarja e rëndë.

Lexo edhe: Turisti polak ndërron jetë në një hotel në Vlorë, prindërit e gjejnë në fund të pishinës

Ata nuk kanë dashur praninë e kamerave dhe nuk kanë deklaruar asgjë. Pritet përgjigjja e ekspertizës për të përcaktuar shkakun e vkedjes së 18-vjeçarit.

Si ndodhi ngjarja

Mësohet se ai ka qenë duke notuar me prindërit.

Në një moment prindërit kanë dalë jashtë për të pirë një cigare dhe kur janë kthyer e kanë gjetur djalin e tyre në fund të pishinës.

Kur ka mbërritur ambulanca i riu nuk ka shfaqur shenja jete./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!