U gjet i vdekur në banesë, detaje të reja për vlonjatin, të çara me sëpatë në kokë

schedule12:24 - 19 Shkurt, 2022

schedule 12:24 - 19 Shkurt, 2022

Detaje të reja kanë dal nga 46-vjeçari, që u gjet i vdekur nga nëna e tij mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Burime për ABC bëjnë me dije se Altin Alikaj ka të çara në kokë. Ndërsa, familjarët kanë gjetur një sëpatë me gjak pranë tij.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por grupi hetimor ka nisur ekzaminimin. Dyshohet se 46-vjeçari ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Viktima ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt nga kushëriri i tij në policinë e Vlorës.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!