Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U gjet i vdekur brenda automjetit në Lezhë/ 25 vjeçari nuk rezulton me precedentë penalë, shoqërohen në polici familjarët dhe një person tjetër

schedule18:17 - 6 Shkurt, 2025

schedule 18:17 - 6 Shkurt, 2025

Një person i identifikuar si Romarjo Brunga është gjetur pa shenja jete në Balldre të qytetit të Lezhës. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Gazetari Gjergji Figuri raportoi detaje të reja lidhur me viktimën i cili pak metra më tutje vendit të krimit kishte banesën.

“Pak metra më tutje është banesa e 25 vjeçarit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur disa orë më herët dhe kanë qenë familjarët që kanë gjetur të riun pa shenja jete. 25 vjeçari është pa precedent penal. Policia ka shoqëruar familjarët dhe një tjetër të ri, i cili nuk dihet nëse është i njohur i viktimës.”, raportoi për ABC News gazetari Figuri.



/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!