EMRI/ U gjet i plagosur me armë zjarri pranë Piramidës, mbërrin i pajetë në spital 66-vjeçari

schedule09:21 - 25 Shkurt, 2021

schedule 09:21 - 25 Shkurt, 2021

Një burrë 66-vjeçar që u gjet sot i plagosur në Tiranë ka ndërruar jetë rrugës për në spital. ABC mëson se viktima është Behar Sofia nga Lapardhaja e Beratit, banues në Rrugën e Qelqit, Kombinat.

Sofia u gjet i plagosur me armë zjarri në trotuar pranë Piramidës në kryeqytet. Në zonë nuk janë dëgjuar krisma dhe për këtë arsye dyshohet se mund të jetë përdorur pistoletë me silenciator. sb/abcnews.al/