Prokuroria e Tiranës këtë të martë ka kërkuar pushimin e çështjes, në lidhje me hetimin e nisur pas vetëvrasjes së biznesmenin Eugert Lazaj.
Pas gjetjes së trupit të pajetë të biznesmenit, policia ka gjetur në banesën e tij një pistoletë, tip “Glock”, e cila rezultoi se ishte përdorur edhe ngjarjen e bujshme e bujshme të vitit 2018 në ish bllok, me një të vdekur dhe dy të plagosur.
Ndër të tjera në kuadër të hetimeve rezultoi se arma i përkiste Redi Popeskut, i cili në dëshminë e tij të dhënë në tetor të vitit që lamë pas ka deklaruar se e ka humbur armën.
Pas disa muaj hetimesh të nisura nga prokuroria për akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes nuk u vertetua dot se si arma përfundoi në banesën e biznesmenit, dhe për këtë prokuroria kërkoi pushimin e çështjes doke e dërguar çështjen në gjykatë.
Ndërkohë tashmë pritet vendimi i gjykatës nëse do e pranoje apo jo kërkesën e prokurorisë.
Eugert Lazaj u gjet i vdekur në banesën e tij në zonë e Farkës në Tiranë më 30 korrik, ndërsa sipas grupit hetimor dyshohet se biznesmeni u vetëvra. Siç njoftoi policia asokohe, dyshohet se Lazaj i dha fund jetës në kushte depresioni./abcnews.al