U gjet i djegur në Institut, ky është automjeti që u përdor nga autorët në atentatin në Don Bosko

schedule16:56 - 3 Shtator, 2024

schedule 16:56 - 3 Shtator, 2024

Ky është automjeti që përdorën autorët për atentatin e ndodhur mesditën e së martës në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi.

Dyshohet se shënjestër ka qenë 45 vjeçari Kastriot Elezi, i cili ka qenë i dënuar për trafik dhe pjesëmarrje në një grup kriminal në Itali. Elezi ka kryer 2 vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha se brenda automjetit të djegur u gjet një armë zjarri ndërsa targat nuk rezultojnë të vjedhura. Dyshohet se kanë qenë tre autorë që kanë qëlluar ndaj Elezit dhe Metushit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!