Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U gjet e varrosur për së gjalli, foshnja 20-ditëshe në Indi në luftë për jetën

schedule21:33 - 18 Shtator, 2025

schedule 21:33 - 18 Shtator, 2025

Një vogëlushe vetëm 20-ditëshe që u gjet e varrosur për së gjalli në Uttar Pradesh në Indi, po lufton për jetën.

Ajo u gjet rastësisht nga një bari që kishte nxjerrë dhitë për të kullotur, i cili dëgjoi të qara të dobëta që vinin nga një pirg dheu.

Kur u afrua, ai pa një dorë të vogël që kishte dalë jashtë. Pasi lajmëroi fshatarët, u thirr policia që gërmoi dhe e nxorri jashtë foshnjen.

Policia nuk ka dhënë emra të dyshuarish, por rastet e ngjashme të braktisjes dhe përpjekjes për të vrarë vajzat lidhen me preferencat për të pasur djem.

Foshnja ndodhet në reanimacionin neonatal në spitalin e distriktit të Shahjahanpur. Rajesh Kumar tha për BBC se ajo mbërriti aty të hënën, e përlyer me dhe dhe duke gulçuar pasi balta i kishte hyrë në gojë e hundë.

Ajo ishte në gjendje kritike, shfaqte simptoma hipoksie ose mungesë oksigjeni. Ajo ishte kafshuar nga insektet dhe nga ndonjë lloj kafshe. Pas 24 orësh pamë një përmirësim të vogël në gjendjen e saj, por është përkeqësuar. Ka pësuar një infeksion”, tha mjeku.

Ai mendon se fëmija është gjetur pak pas groposjes sepse “plagët ishin të freskëta”.

Një ekip mjekësh, përfshirë edhe një kirurg plastik, po e mjekojnë vajzën dhe po përpiqen të mbajnë nën kontroll infeksionin, shtoi ai.

“Prognoza është e rëndë, por po bëjmë më të mirën tonë që ta shpëtojmë.”

Një punonjës policie tha se përpjekjet për të gjurmuar prindërit e foshnjes s’kanë dhënë ende rezultat. Për rastin është informuar edhe linja e ndihmës për fëmijë.

India ka një prej raporteve gjinore më të këqija në botë. Gratë përballen me diskriminim social dhe vajzat shihen si barrë financiare, sidomos në komunitetet e varfra.

Aktivistët thonë se preferenca për djem ka shkaktuar vrasjen e miliona vajzave përmes feticidit dhe infanticidit.

Shumë fetuse vajza abortohen përmes klinikave të paligjshme, por edhe rastet e vrasjes së tyre pas ardhjes në jetë nuk janë të pazakonta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!