U gjet e pajetë në një valixhe në Greqi, kapet vrasësi i kinezes

schedule17:57 - 18 Maj, 2022

schedule 17:57 - 18 Maj, 2022

Pas një viti kërkimesh, autoritetet greke kanë identifikuar dhe arrestuar vrasësin e 38-vjeçares kineze, e cila u gjet e pajetë brenda një valixheje në një zonë pyjore në Atikë.

Mësohet se autori është një 47-vjeçar me origjinë kineze.

Sipas informacioneve 38-vjeçarja luante poker, ndërsa u jepte para hua bashkatdhetarëve të saj.

Dyshohet se 38-vjeçarja i ka dhënë hua 10 mijë euro vrasësit të saj. Kjo duket të jetë arsyeja e vrasjes tragjike të kinezes Qiu Yun Lin.

Njoftimi policisë

Është identifikuar rasti i vrasjes së një 38-vjeçareje të huaj , trupi i të cilës u gjet më datë 29.12.2020 e pajetë në një valixhe në Atikë, e cila më datë 17. -10-2020 u raportua e zhdukur.

Sipas hetimeve sistematike të Departamentit të Krimeve në Atikë, autori u identifikua një i huaj 47-vjeçar, bashkatdhetar i viktimës, i cili u arrestua sot e mërkurë, 18 maj,2022, me urdhër arresti.

Kujtohet se 38-vjeçarja kineze ishte zhdukur që në 17 tetor 2020 (zhdukja e saj ishte denoncuar nga nëna e saj në Drejtorinë e Policisë së Omonias), ndërsa më 29 dhjetor 2020 trupi i saj u gjet në një valixhe.

/abcnews.al/