Detaje të reja janë zbardhur sa i takon vrasjes së palestinezes në Tiranë. Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News thanë se është konfirmuar se Rajan Alwan dhe Fadi Alwan janë babë e bijë.
Kjo është vërtetuar nga përgjigja që Interpol i ka kthyer autoriteteve shqiptare. Teksa janë dhënë detajet policia shqiptare dyshon se 49-vjeçari nga Holanda ka udhëtuar drejt Libanit aty ku dhe dyshohet se po fshihet.
Policia thotë se pret të tjera përgjigje për të zbardhur detaje të tjera sa i takon anëtarëve të tjerë të familjes Alwan, për të zbardhur dhe shkakun që ka çuar 49-vjeçarin të vrasë vajzën e tij.
Policia është ende në pritje edhe të ekspertizës së trupit të 24-vjeçares.


