U gjet anash rrugës e aksidentuar, ndërron jetë në spital gruaja në Fier

schedule19:14 - 25 Nëntor, 2024

schedule 19:14 - 25 Nëntor, 2024

Një grua ka humbur jetën në spital pasi u gjet e braktisur anash rrugës në aksin “Fier-Lushnjë”.

Sipas policisë, dyshohet se gruaja e paidentifikuar, është dëmtuar si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ajo është konstatuar nga policia dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit por s’ka mundur të mbijetojë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetases dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen./abcnews.al