U gjendet droga në banesë, arrestohen 2 persona në Shkodër

schedule13:31 - 12 Tetor, 2020

schedule 13:31 - 12 Tetor, 2020

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona për shitje të lëndëve narkotike. Sipas bluve në pranga ka rënë  B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç, babai i 22 vjeçarit  B. Ç.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një person me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe krimeve ndaj personit.

Arrestohet edhe bashkëpunëtori i tij, si dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër, për mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike e bërë gati për shitje.

Strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit:

– B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.).

Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al