U futën për t’u larë, nxirren trupat pajetë të dy fëmijëve në liqenin e Prushit

schedule19:51 - 27 Maj, 2022

schedule 19:51 - 27 Maj, 2022

Janë nxjerrë nga liqeni i Prushtit trupat e pajetë të dy fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, në periferi të Tiranës, rreth orës 18:05.

Sipas policisë të miturit janë të moshës 11 dhe 13 vjeç. Bëhet me dije se ishin një grup fëmijësh të cilët u futën për t’u larë, katër prej tyre dolën, ndërsa dy të tjerët  fatkeqësisht nuk mundën të dilnin.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe polumbarët e RENEA-s, që bënë të mundur nxjerrjen e trupave nga liqeni. /abcnews.al