U fut të lahej në lumin Buna, marokenit i pushon zemra në vend

schedule17:17 - 29 Maj, 2020

schedule 17:17 - 29 Maj, 2020

Një maroken ka humbur jetë pasditen e së premtes në Shkodër pasi u fut të lahej në lumin Buna. Incidenti ka ndodhur rreth orës 15.40 ndërsa bëhet fjalë për një 35-vjeçar me iniciale R.M.

Viktima ishte bashkë me një tjetër shtetas maroken, i cili në ndryshim nga ai nuk është futur në ujë. Dyshohet se sapo ka hyrë në ujin e ftohtë të lumit, atij i ka pushuar zemra.

Po ashtu, mësohet se marokenit që u mbyt në Bunë nuk i është gjetur asnjë lloj mjeti identifikimi. Në pamjet e siguruara nga Abc News, mund të shihen rrobat e të ndjerit, këpucët si dhe një shishe uji.

Njoftimi: 

Shkodër/Informacion paraprak

Me datë 29.05.2020, rreth orës 15.40 është marrë njoftim se në fshatin Darragjat, Shkodër, dyshohet se aksidentalisht është mbytur në Lumin Buna, shtetasi R. M. 35 vjeç, nga Maroku.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë të cilat po bëjnë kërkime sëbashku me banorët e zonës për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga lumi Buna. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!