Një 70-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Pish Poros në Fier. Mësohet se ai është futur në det për tu larë dhe ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 15:30, në plazhin e Pish Poros, Fier, shtetasi rreth 70 vjeç, banues në Fier, dyshohet se në momentin që është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 70 vjeçarit./abcnews.al