Të gjithë e mbajmë mend episodin e sikletshëm gjatë sfidës finale të Champions League sezonin e shkuar, mes Liverpoolit dhe Tottenham. Modelja e njohur amerikane, Kinsey Sue, u fut në fushë thuajse nudo dhe vrapoi për disa sekonda mes futbollistëve.
Rojet e sigurimit arritën ta kapnin dhe ta largonin nga fusha, por kjo gjë nuk e ndaloi famën e modeles të arrijë majat. Profili i saj në Instagram u rrit me miliona fansa, duke detyruar administratorët që t’ia mbyllnin faqen për shkak të fluksit të madh.
Kur ka kaluar thuajse 1 vit nga ai episod, Kinsey vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi fotot e saj në rrjetet sociale, janë hot dhe shumë të pëlqyera.
Sot, modelja 23 vjeçare ka publikuar një foto në xhungël, duke shkruar: “Po zhvendosem në xhungël, sa më larg njerëzve… thjesht më duhet një Tarzan që të mos ndihem vetëm”.
Postimi i saj, ka marrë vëmendje shumë të madhe dhe ngacmimet në komente nuk kanë munguar, me shumë meshkuj që kanë dalë vullnetarë të zhvendosen në xhungël me të. Postimi i Kinsey u bë menjëherë viral…/abcnews.al
View this post on Instagram
Moving to the jungle, far away from people……. just need a Tarzan to join ?? @stillvika

