Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U fut në det për të notuar/ Sarandë, humb kontaktet me familjen 57 vjeçari portugez

schedule12:14 - 28 Korrik, 2025

schedule 12:14 - 28 Korrik, 2025

Ende asnjë shenjë jete për 57 vjeçarin portugez, që ka humbur lidhjen me miqtë mbasditen e të dielës. Një skaf i Policisë Kufitare të Sarandës ka dalë mëngjesin e sotëm në kërkim  të shtetasit portugez  Antonio Manuel  Antunes Gonçalves 57 vjeç i cili ka humbur kontaktet me miqtë e tij prej mbasdites të së dielës në orën 18:00. Kërkimet për 57 vjeçarin portugez bëhen edhe nga toka nga efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë.

57 vjeçari  portugez Antonio Manuel    Antunes Gonçalves, i ndodhur në Sarandë me miq për turizëm mbasditen e të dielës ishin në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, për drekë. Në një moment është ngritur dhe është futur me not në det. Që nga ai moment nuk është parë më.

Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë në det dhe në zonën përreth bregut.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!