U fut në det me pesha që të zhytej sa më thellë, ende asnjë gjurmë nga 32-vjeçari në Durrës

schedule12:11 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:11 - 30 Nëntor, 2020

32-vjeçari Silvi Prifti, i cili u zhyt mesditën e së shtunës në det për të gjuajtur oktapodë dhe nuk doli më, vijon që të mos gjendet. Gazetari Leonidha Musai raporton se ndërsa po bëhen 48 orë nga momenti kur Prifti u zhduk, nga ai vijon të mos ketë asnjë gjurmë.

Familjarët e tij vijojnë të ankohen për punën e polumbarëve, dhe për faktin se vijojnë që të mos ketë asnjëlloj informacioni rreth fatit të tij. Deti ka qenë i trazuar këto ditë, dhe dyshohet që trupi i Silvi Priftit të jetë zhvendosur nga vendi i zhytjes.

Lexo edhe: Shkoi për të peshkuar dhe nuk u kthye më, xhaxhai i 32-vjeçart në Durrës: Kam 1 thirrje për Ramën

Nga ana tjetër dyshohet se duke qenë se 32-vjeçari kishte hyrë me kundrapeshë në det që të zhytej sa më thellë nëpër zgavra për të gjuajtur oktapodë, ai mund të mos ketë dalë fare në sipërfaqe.

Tashmë shpresohet se trupin e tij të pajetë mund ta nxjerrë deti në breg, kryesisht në zonën e Kallmit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!