Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar zhvillimet e fundit në selinë e Partisë Demokratike, ndërkohë që pritet të mbyllet përfundimisht marrëveshja e Lulzim Bashës me aleatët.
Marrëveshja është hartuar, ndërsa priten firmat e pavendosura ende nga disa nga aleatët dhe më pas t’i dorëzohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Mustafaj u pyet ndër të tjera nëse ka ftuar Basha kritikët për t’ju bashkuar koalicionit, i cili ka marrë emrin “Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim”.
Lexo edhe: Negociatat në minutë të fundit, Mustafaj: Stil i Bashës, vonesa e pajustifikueshme
Mustafaj u shpreh se në dijeninë e tij Basha nuk ka bërë ftesa për Jozefina Topallin apo Astrit Patozin.
“Ne e kemi vlerësuar Topallin për të qenë. E kanë propozuar seksione dhe ne në komision e përfshimë, dhe ajo e hodhi poshtë dhe shau dhe komisionin. Që të bëhet një fejesë duhet të jenë të dyja palët. Këto janë gjëra që hanë diskutim”, tha ai.
Surprizë ishte afrimi i Bamir Topit, ndërsa sipas Mustafajt ish-presidenti është vetëofruar. “Frymë e mirë ishte afrimi i Bamir Topit. Besoj se është vetëofruar FRD”, tha ish-ministri. g.v/abcnews.al