“U fol shumë për Neymar, pasardhësi i Messit dhe CR7-s është tjetër!”

schedule11:45 - 26 Tetor, 2019

schedule 11:45 - 26 Tetor, 2019

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë një pasardhës dhe sipas André Villas-Boas, trajnerit portugez të Marseille, ai është sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe. Në konferencën e djeshme për shtyp ai e tha hapur, që francezi do të fitojë “Topin e Artë”.

“Mbappe po ecën në rrugën e duhur për t’u bërë pasardhësi natyral i Messit dhe Cristiano Ronaldos si fitues i ‘Topit të Artë’. E gjitha bota mendoi se do të ishte radha e Neymar, por Mbappe është vetëm 20 vjeç. Ai ka pasur një shpërthim të çmendur”, u shpreh Villas-Boas.

Mbappe një sezon më parë u shpall golashënuesi më i mirë në Ligue 1, duke realizuar 33 gola. Ai fitoi Kupën e Botës me Francën në Rusi dhe synon të bëjë gjerë të mëdha edhe me klubet. Për sulmuesin interesohen klube si Real Madrid dhe Juventusi dhe thuhet se për kartonin e tij janë gati të ofrojnë deri në 300 milionë euro, që do të ishte një transferim rekord. /abcnews.al

Kylian Mbappe (PSG)