Ditën e sotme bëri jo pak bujë lajmi se Barcelona i ka propozuar Philippe Coutinhos numrin 10, të cilin e ka mbajtur në shpinë Lionel Messi për më shumë se 15 vite.
Pas largimit të dhimbshëm të legjendës më të madhe të historisë së Barçës, numri është tashmë “jetim” dhe kanë nisur aludimet, teksa një prej tyre lidhej me Coutinhon.
Gazeta katalanase, Sport, ka pyetur në klubin blaugrana dhe përgënjeshtron mundësinë që braziliani të veshë fanellën me numrin 10 këtë sezon.
Ata nuk kanë në plan t’ia japin dikujt këtë numër në sezonin e ri. Në rast se do jetë e nevojshme apo e detyrueshme, atë numër aq të rëndë do e marrë një talent i dalë nga La Masia, për shembull: Ansu Fati. /abcnews.al