“U fik Edi Luarasi”, mesazhet prekëse për humbjen e madhe: Pushoi zemra e një gruaje fisnike

schedule18:57 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 18:57 - 3 Dhjetor, 2021

Sot është një ditë zie për artin shqiptar, pasi ndërroi jetë në moshën 81-vjeçarje artistja e madhe Edi Luarasi. Profesori Përparim Kabo shkruan në një postim në Facebook se pushoi zemra e një gruaje fisnike, që i bëri ballë diktaturës.

Një lajm i trisht, u fik Edi Luarasi…pushoi zemra e një gruaje fisnike, e një mirditoreje trime që i beri ball diktaturës duke mbajtur familjen dhe nderin e saj…

Artistja sfidante e “Njollave te Murme”…ajo që u perndoq nga teatri dhe punoi si rrobaqepse por u rikthye me “Kthimin e Damës Plakë”…Arti ynë kombëtar humbet kështu një figurë të spikatur, pyllit të mirësisë ju rrëzua edhe një dru i bukur njerezor…

Edi e dashur…ishe dhe do mbetesh model, ike dhe na le një brengë të madhe…Nga sot qielli do ketë më shumë art, më shumë dinjitet dhe më shumë dritë…Lamtumirë fisnike…

Panteoni të pret Mihali të pret….” shkruan Kabo./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!