U emërua zv.kryeministër i parë, qeveria ndryshoi rregulloren e punës për postin e Grubit

schedule14:14 - 3 Shtator, 2020

schedule 14:14 - 3 Shtator, 2020

Qeveria e re e Maqedonisë së Vëriut ka zhvilluar mbledhjen e dytë që nga formimi.

Në mbledhjen ne sotme anëtarët e Kabinetit qeveritar miratuan ndryshimet dhe plotësimet e rregullores së punës së Qeverisë për ta formalizuar postin e krijuar më parë, atë të Zëvendës Kryeministrit të parë të Qeverisë i cili është personi që do të zëvendësojë Kryeministrin në të gjitha obligimet.

Artan Grubi ka marrë postin e zv.kryeministrit të parë dhe ministri i Sistemit Politik.

Artan Grubi që në ditën e parë të punës paralajmëroi ndryshimet në rregulloren dhe ato u realizuan pas dy ditëve me propozim të tij dhe me miratim nga i gjithë kabineti qeveritar.

Ndryshimet:

Neni 1

Neni 5 ndryshohet dhe lexohet si më poshtë:

“Kryeministri zëvendëson Zëvendës Kryeministrin e Parë, dhe në rast të mungesës ose paaftësisë së tij, atëherë Kryeministri zëvendëson një nga zëvendësit e tij i cili do të emërohet nga ai.”

Neni 2

Neni 6 paragrafi (1) ndryshohet dhe lexohet:

“(1) Kryeministri ndihmohet në ushtrimin e të drejtave dhe detyrave të tij nga Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë.”

Paragrafi (2) ndryshohet dhe lexohet:

“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë kujdesen për kryerjen e detyrave brenda kompetencës së Qeverisë për çështje të caktuara që do të autorizohen nga Kryeministri. „

Paragrafi (3) ndryshohet dhe lexohet:

“Zëvendës Kryeministri i Parë dhe Zëvendës Kryeministrat e tjerë do të informojnë Kryeministrin për ekzekutimin (zbatimin) e aktiviteteve në përputhje me paragrafin (2) të këtij neni.