Detaje te reja janë zbardhur sa i takon vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë.
Gazetarja e ABC News, Bleona Sari raporton se 44-vjeçari Edoardo Sarchi, prej rreth 25 vitesh jeton në Laprakë në Tiranë.
Ai rezulton gjithashtu se eshtë ortak në fabrikën e tullave “Tegola Edilcentro” në Tiranë. Policia thotë se një pistë ende nuk e ka, por ka disa dyshime të cilat po verifikohen në lidhje me shkakun e vrasjes.
Po hetohet gjithashtu edhe për të shkuarën e viktimës nëse ka ose jo precedent penal./abcnews.al

