U ekzekutua pas 8 orësh “luftë” me RENEA-n/ Publikohen pamjet e rënda, 62-vjeçari i mbuluar me gjak, pranë edhe arma

schedule09:59 - 12 Gusht, 2023

schedule 09:59 - 12 Gusht, 2023

Pas  një “lufte” për rreth tetë orës mes forcave të RENEA-s dhe 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari në Maliq, ky i fundit refuzoi të dorëzohej duke u ekzekutuar më pas me snajper në orët e para të mëngjesit.

Muçollari mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten tij Pëllumbeshë Muçallori dhe goditi me tytën e armës djalin e tij, Kamber Muçollari.

LEXO EDHE: Nuk donte të shtrohej në spital, si nisi konflikti në familjen Muçollari, çfarë gjeti policia në banesën 62 vjeçarit të vrarë

Mësohet se prej 20 vitesh, viktima kurohej nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë pikërisht kjo arsye e nisjes së përplasjes mes tij dhe familjarëve.

Doktori kishte udhëzuar familjarët se 62-vjeçari është përkeqësuar dhe se duhet të shtrohet në psikiatri, mirëpo viktima nuk ka pranuar.

Pasi plagosi gruan dhe djalin, Ramiz Muçollari u mbyll në një dhomë i armatasur dhe fillimisht hapi zjarri ndaj efektivëve të policisë së Korçës. Këta të fundit lajmëruan RENEA-n, por edhe ndaj RENEA-s, 62-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri.

LEXO EDHE: Tetë orë “luftë”, RENEA ekzekutoi burrin e dhunshëm, policia jep detaje

Pas 8 orësh tentativë për ta bindur të dorëzohet, 62-vjeçari ka qëndruar i vendosur për të mos pranuar të dorëzohet dhe kjo bërë që  forcat RENEA ta ekzekutojnë me snajper.

Ministria e Brendshme ka publikuar foto pas momentit të ekzekutimit ku shihet trupi i viktimës i mbuluar me gjak, ndërsa pranë tij është arma tip mitraloz dhe një arsenal  fishekësh.

Shkëmbeu zjarr me Policinë lokale dhe më pas me forcat Speciale “Renea”, por si pasojë e shkëmbimit të zjarrit 62- vjeçari humbi jetën.

Njoftimi i policisë:

Forcat Speciale “Renea”, në bashkëpunim me Policinë lokale të Komisariatit të Policisë Maliq dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korcë, prej më shumë se 8-orësh mbajtën të rrethuar në fshatin Qesarakë, Maliq, banesën e shtetasit Ramiz Muçollari, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tij.

Shtetasi Ramiz Muçollari, pas plagosjes së dyfishtë u mbyll në banesë dhe nuk i’u përgjigj thirrjes së Policisë Vendore për t’u dorëzuar, por ka qëlluar me armë zjarri (mitraloz të lehtë) në drejtim të tyre.

Ndodhur në këto kushte janë dërguar me urgjencë në vendngjarje, Forcat Speciale “Renea”, të cilat kanë marrë nën kontroll perimetrin e afërt të sigurisë, ndërsa policia lokale është pozicionuar në perimetrin e largët të sigurisë.

Përgjatë natës, Forcat Speciale “Renea”, i kanë bërë thirrje të pandërprera për t’u dorëzuar, por 62-vjeçari nuk i është bindur thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka vijuar të qëllojë me armë zjarri drejt Policisë.

Në mëngjesin e sotëm, Forcat Speciale “Renea”, kanë mundur të hyjnë deri në katin e dytë të banesës së shtetasit Ramiz Muçollari, i cili ishte ngjitur në papafingon e banesës dhe ka hapur zjarr në drejtim të Forcave Speciale “Renea”, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën.

Theksojmë faktin se shtetasi Ramiz Muçollari, vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe gjatë ditës së djeshme ka qenë për vizitë me familjarët në spitalin psikaitrik, por nuk është shtruar në spital, dhe në mbrëmje kur janë kthyer në banesë ka nisur konfliktin me familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon kqyrja e vendit të ngjarjes për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!