U ekzekutua nga RENEA, familjarët e Zhidrut tërheqin trupin nga morgu

schedule09:41 - 25 Shtator, 2020

schedule 09:41 - 25 Shtator, 2020

Familjarët e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, që është u ekzekutua dje nga RENEA ne Elbasan kanë tërhequr trupin e pajetë nga morgu.

Gazetari i Abc News, Aldo Kozarja bën të ditur se ceremonia mortore do të kryhet në Sarandë. Gjatë ditës së sotme në banesën e 71-vjeçarit janë parë të afërm të tij që mblidhen në banesë ndërsa dëgjohen duke qarë.

Lexo edhe: Ekzekutimi i 71-vjeçarit nga RENEA, shenja plumbash kudo, banorët: Ishte i dhunshëm dhe konfliktual!

Fqinjë të viktimës thonë se Zhidru ka qenë problematik dhe krijonte konflikt me të gjithë banorët në pallat, ndërsa herë pas here thonë se dhunonte edhe bashkëshorten.

Ai ka qenë një ish-oficer prandaj edhe ka patur njohje në lidhje me përdorimin e armëve.

Lëfter Zhidru, 71-vjeç u ekzekutua ditën e djeshme nga forcat e RENEA-s pasi ai nuk u dorëzua dhe bëri rezistencë duke rrezikuar forcat speciale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!