U ekzekutua në Greqi, kush është Roan Brahimi i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinaj dhe plagosjen e Ylli Brahja

schedule22:30 - 9 Maj, 2024

schedule 22:30 - 9 Maj, 2024

SHQIPËRI- Mbrëmjen e kësaj te enjteje si pasojë e një atentati mafioz u vra në Greqi shqiptari Roan Brahimi, ndërsa u plagos bashkëshortja e tij Katerina Beqo.

Emri i tij është përfolur për implikime në ngjarje të bujshme kriminale në Shqipëri.

Sakaq, Roan Brahimi është i dyshuari kryesor i masakrës së Milotit, ku pas breshërisë me armë mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Ibrahimi (Brahja), krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Roan Brahimi kishte konflikt me Ylli Ibrahimin, për shkak të një borxhi të pashlyer. Roan Brahimi u shpall në kërkim edhe për ngjarjen e ndodhur në 2021, ku u futën në ambientet e një lokali në Zejmen të armatosur.

Në atë kohë në kërkim u shpallën edhe Ramazan Rraja, dhe Alesio Dobrozi. Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022 dhe ende nuk ka informacion mbi fatin e tij.

Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata, të cilët u ekzekutuan egërsisht. Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!