Me mbi 15 plumba u ekzekutua bosi i mafies greke Giannis Skaftouros, i cili vdiq mesditën e sotme pas një breshërie të gjatë kallashnikovi pranë banesës së tij në Skourta të Athinës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia dhe nga mjedisi shoqëror i viktimës, 55-vjeçari kishte frikë se mos ishte shënjestër e plumbave prandaj dhe udhëtonte rrallë në Atikë dhe gjithmonë i shoqëruar nga rojet e sigurimit.
Me rastin e festës së Pashkës bosi grek shkoi në shtëpinë e të atit të tij në Skourta për të festuar me familjarët e tij. Shumë pak persona dinin vendndodhjen e bosit grek, shkruan protothema.gr.
Lexo edhe: Ekzekutohet në sy të familjes bosi i jetës së natës në Athinë, lidhja me shqiptarët
Sipas informacioneve të para, autorët ishin katër persona që po lëviznin me dy motoçikleta.
Ata ndaluan pranë shtëpisë dhe dy prej tyre të veshur me maska hynë në oborrin e shtëpisë ku ndodhej 55-vjeçari me rreth 10 të afërmit dhe miqtë dhe kanë qëlluar disa herë me kallashnikov .
Nga plumbat mbeti i plagosur për vdekje 55-vjeçari, ndërsa vajza e tij 22-vjeçare u plagos lehtë dhe u transportua në spitalin “Attikon”.
Gjithashtu plumbave nuk i shpëtoi as krushku i tij 45-vjeçar , i cili po merr trajtim mjekësor në spital.
Në vendngjarje u gjetën mbi 15 gëzhoja kallashnikov dhe një gëzhojë 9 mm.
Giannis Skaftouras konsiderohet si një nga bosat e vjetër të fundit të mafies greke me një biografi të mbushur në botën e krimeve, pasi njihet nga policia për shkelje të rënda penale, përfshirje në vrasje dhe rrëmbimin e Perikli Panagopoulos pronar anijesh.
Emri i bosit 55-vjeçar është përfshirë gjithashtu në procese gjyqësore me kriminel bandash të natës, për shantazh, zjarrvënie dhe vepra të tjera të rënda. Në verën e vitit 2018, teksa ndodhej në burgun e Koridalos, ai u sulmua me thikë nga anëtarë të mafies shqiptare.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm, por arriti t’i shpëtonte dhe doli nga burgu 3.5 vite më parë./abcnews.al/