Edhe pse u dorëhoq nga mandati përpara shpalljes së rezultateve, kreu i Partisë Social Demokrate Tom Doshi është kandidati për deputet që ka marrë më shumë vota në qarkun e Shkodrës.
Pas përfundimit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit, rezulton që Doshi të ketë marrë 7886 vota.
Pas tij renditet kandidati socialist Paulin Sterkaj i cili ka marrë 7335 vota, ndjekur nga Bardh Spahia i Partisë Demokratike me 7219 vota. Zhgënjim më Shkodër është Jozefina Topalli e cila e renditur e para në listën e partisë së saj ka marrë vetëm 598 vota.
E papritura në qarkun e Shkodrës, ishte dështimi i Ilir Beqajt për të thyer herësin, i cili nuk do të jetë në kuvend në 4 vitet e ardhsme. /mv.abcnews.al