U dogj tre vite më parë, ja kur do të hapet për publikun Katedralja e Parisit

schedule08:53 - 29 Korrik, 2022

schedule 08:53 - 29 Korrik, 2022

Katedralja Notre-Dame në Paris është në rrugën e duhur për t’u rihapur për publikun në vitin 2024, ka bërë me dije Ministrja e Kulturës Rima Abdul Malak, më shumë se tre vjet pasi çatia e saj u shkatërrua nga një zjarr masiv. Ajo tha se faza e pastrimit të projektit të restaurimit kishte përfunduar, duke lejuar që puna e rindërtimit të fillonte në fund të verës.

Notre-Dame është mbyllur për restaurim që kur zjarri në vitin 2019 shkatërroi çatinë e saj dhe bëri që maja e saj të rrëzohej.

“Ne kemi besim se viti 2024 do të jetë viti i përfundimit të një pjese të madhe të kësaj pune, viti i rihapjes së katedrales për besimtarët dhe publikun”, tha Abdul Malak teksa vizitoi vendin.

Menjëherë pas zjarrit të prillit 2019, Presidenti Emmanuel Macron tha se katedraljam e cila daton në shekullin e 12-të , do të rindërtohej dhe më vonë premtoi se do ta rihapte për publikun deri në vitin 2024, kur Franca pret Lojërat Olimpike. Katedralja do të rikthehet në modelin e saj të mëparshëm, duke përfshirë majën 96 metra të projektuar nga arkitekti Eugene Viollet-le-Duc në mesin e viteve 1800 dhe për të cilën është zgjedhur druri i ri.

Pas përfundimit të fazës së sigurisë në vitin 2021 dhe punës për pastrimin e brendësisë së katedrales, rindërtimi përfshin veçanërisht rindërtimin e strukturës së çatisë prej druri, qemereve dhe majës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!