Policia ka reaguar për ngjarjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Oseckë të njësisë administrative Leskovik, ku u dogj për së gjalli një person që ndodhej brenda saj. Sipas policisë, viktima është një 49 vjeçar bari dhe shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë lënia ndezur e një qiriu për ndriçim.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku vijon puna për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e ngjarjes. Gazetari Roland Beqiraj raportoi se ka qenë vëllai i viktimës që ka njoftuar policinë, i cili ka thënë se kishin konsumuar alkool para se ai të largohej për të fjetur në kasolle.
/abcnews.al