Mallakastër- Është sjellë me urgjencë për në Tiranë 50 vjeçari Vikor Ballaj i cili pësoi djegie të rënda pas shpërthimit në flakë të një tubi nafte në një kompani private në Ballsh.
ABC mëson se punëtori 50-vjeçar është transportuar tek shërbimi i Djegie-Plastikës tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë për shkak se në trup ka djegie të rënda. Fillimisht spitali i Fierit ku ai u dërgua tha se ishte nënë kontroll, por plagët ishin të thella.
Kujtojmë se zjarri ka rënë rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte.
Gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marrë djegie punëtori i kësaj kompanie, Viktor Ballaj, rreth 50 vjeç. E.L/abcnews.al/