U divorcua vetëm 3 muaj pas martesës, reperi shqiptar thyen heshtjen

schedule15:54 - 11 Prill, 2021

schedule 15:54 - 11 Prill, 2021

Reperi i famshëm, Samir Selimi, ose siç njihet ndryshe me emrin e artit S4MM i dha fund martesës me Filis pak muaj më parë.

Çifti u divorcuan vetëm 3 muaj pas martesës dhe së fundmi reperi ka vendosur të flasë për herë të parë mbi këtë temë.

Në një intervistë për “Prive”, S4MM është shprehur se në dokumenta vazhdon ende të jetë i martuar dhe ai e Filis flasin me njëri-tjetrin, por rrugët e lidhjes janë ndarë përfundimisht.

“Çfarë ka dalë në media pak a shumë është e vërtetë, nuk është që jemi ndarë. Unë prapë me personin në fjalë kam kontakt, flasim, thjeshtë si të them i kemi ndarë rrugët e lidhjes. Por unë prapë kam kontakte, e respektoj, nuk i dihet të ardhmes. Me dokumente unë prapë jam i martuar me të, nuk është që jemi ndarë. Ne flasim, nganjëherë edhe takohemi një herë në dy-tre muaj kur shihemi, sepse tash edhe puna e COVID-it s’kam mundur të udhëtoj”, ka treguar reperi./abcnews.al