U divorcua para 30 vitesh, ish-presidenti argjentinas rimartohet sërish me gruan

schedule11:07 - 21 Korrik, 2020

schedule 11:07 - 21 Korrik, 2020

Ish-presidenti argjentinas, Carlos Menem vendosi të rimartohet javën e ardhshme me bashkëshorten e tij, Zulema.

Mirëpo, ky lajm ka mbushur të gjitha mediat rozë, për faktin se çifti kanë 30 vjet të divorcuar.

Ata u martuan për herë të parë në vitin 1996 dhe bënë dy fëmijë, Carlitos, i cili vdiq në një përplasje me helikopter dhe Zulemita, e cila në fund të vitit mbush 50 vjeçe.

Carlos takoi nusen e tij të ardhshme, Zulema, e cila sot është 77 vjeçe,  në Damask, në vitin 1964 dhe, në atë takim, interesat ekonomike lejuan forcimin e marrëdhënieve midis dy familjeve, Menem dhe Yoma, që kanë shënuar historinë e Argjentinës në 30 vitet e fundit të shekullit të kaluar.

Mirëpo, duket se kjo “love story” po përsëritet, pasi Menem i shtruar në spital, tashmë 90 vjeç ka vendosur ta rikthejë edhe një herë këtë dashuri, që i theu zemrën dikur./abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!