Marcelo ka shumë gjasa që të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Të paktën këtë gjë raportojnë mediat në Itali të cilat thonë se mbrojtësi 34-vjeçar ka një ofertë nga Al Nassr për të vazhduar karrierën pranë Cristiano Ronaldos.
Marcelo është larguar nga Olympiacos në më pak se 1 vit që nga nënshkrimi. Sipas mediave spanjolle, klubi dhe mbrojtësi ranë dakord për të zgjidhur kontratën pas vetëm 10 paraqitjeve me ekipin grek.
Marcelo luajti 10 ndeshje në total, 5 në ligë, 2 në Europa League dhe 3 në Kupën e Greqisë, duke shënuar në total vetëm 3 gola.
Destinacioni i mundshëm mund të jetë pranë ish-mikun të tij më të mirë te Real Madrid, Cristiano Ronaldo, por ende nuk ka ardhur ndonjë ofertë zyrtare për të nga klubi saudit./ h.ll/abcnews.al