U dhunua nga policia, lirohet Alfred Lela: Kam marrë goditje të forta në kokë, po shkoj në shtëpi

schedule10:34 - 17 Maj, 2020

schedule 10:34 - 17 Maj, 2020

Mes personave të shoqëruar ditën e sotme në polici për ngjarjet që po ndodhin tek Teatri Kombëtar në Tiranë ishte edhe gazetari Alfred Lela.

Gazetarja e Abc News, Glidona Daci raporton se tashmë gazetari është liruar ndërsa ka mundur edhe që t’i marrë një intervistë.

Lela është shprehur për Abc News se ka marrë dëmtime të shumta në trup, si pasojë e dhunës të ushtruar nga Forcat Operacionale. Ndërsa, gazetari thekson se gjatë kohës që është shoqëruar për në Komisariatin Nr.1 është trajtuar në mënyrë korrekte nga ana e bluve.

Gazetari ka theksuar gjithashtu se është në gjendje të mirë shëndetësore, por shtoi se ka marrë goditje të forta në kokë, ndërsa  raportohet se ka shenja në pjesë të ndryshme të trupit.

Gazetarja raporton:

“Ka shenja në trup, fytyrë, parakrah, duar. Është më shumë i shqetësuar për dhunën që ka marrë në kokë. Nuk ndihet në gjendje shumë të mirë.”

Lela ka deklaruar gjithashtu se tashmë do të drejtohet për në banesën e tij,dhe nëse ndihet mirë mund të kalojë sërish nga Teatri. Po ashtu, gazetarja Daci raportoi se në Komisariatin nr.1 ka mbërritur një tjetër i shoqëruar i cili kishte njolla gjaku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!