Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“U detyrova, po humbja gjyqin”, Elvis Shkëmbi pranon vrasjen e gjyqtarit/ Fjalët e para pas arrestimit

schedule16:28 - 6 Tetor, 2025

schedule 16:28 - 6 Tetor, 2025

Elvis Shkembi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshminë për krimin e rëndë në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar krimin, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisariatin Numër 1.

Gjithashtu mësohet se në polici është shoqëruar edhe Gjon Shkëmbi, xhaxhi i autorit të dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gazetari Simon Shkreli raporton se autori Elvis Shkembi ka pasur probleme me një çështje pronësie të “Pallatit të Beqarëve” në Shkodër, ku autori pretendonte se e kishte privatëzuar me dokumente të rregullta./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!