Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“U deshën 20 vite”, Gazmend Syla: Nesër hapet ekspozita që dëshmon krimet e luftës në Kosovë

schedule22:49 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 22:49 - 23 Dhjetor, 2020

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Syla, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se do të hapet ekspozita që sipas tij do të nxjerrë në pah krimet e ndodhura në Kosovë nga lufta.

Deputeti i AAK-së shkruan se nesër bëhet prezantimi i ekspozitës për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, ndërsa inkurajon qytetarët që të marrin pjesë në këtë vepër, që ai e konsideron heroike.

Statusi:

20 vite ju deshën fotoreporterit Alban Bujari, që përmes fotografive të dëshmojë krimet makabre të shtetit serb në Kosovë.

Ndjehem mirë që pata mundësi të kontribuoj në këtë drejtim, dhe përfundimisht po realizohet kjo ekspozitë që shpërfaqë krimet makabre nga lufta e fundit.

Që nga nesër të gjithë do të kenë mundësinë të shohin këtë pasqyrim historik të ngjarjes më të madhe në vend, që u shënua me vuajtje, masakra e dhimbje që na përcjellin edhe sot.

Nesër në ora 11:00 në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, bëhet prezentimi i ekspozitës për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë, ndërsa unë i inkurajoj të gjithë qytetarët të shohin këtë vepër historike.

Krimet serbe po dëshmohen çdo ditë e më shumë. Këtë dëshmi e kemi detyrë.

Lavdi të rënëve për liri!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!