Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili u transportua me avion nga Shqipëria mesditën e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” të Athinës në gjendje kritike për jetën.
Mediat greke raportojnë se shëndeti i Janullatos është përkeqësuar mbrëmjen e së shtunës, ndërsa ekipi mjekësor i spitalit vijon monitorimin e tij.
Para shtrimit në spital në Evangelismos, 95-vjeçari kishte shfaqur simptoma të një viroze.
Ai u shtrua fillimisht në Tiranë por më pas mjekët, pas përkeqësimit të shëndetit, vendosën transferimin në Greqi për ndihmë më të specializuar mjekësore./abcnews.al