U dërgua me temperaturë të lartë në spital, ndërron jetë nga COVID-19 shoferi i ministres Spiropali

schedule12:11 - 27 Korrik, 2020

schedule 12:11 - 27 Korrik, 2020

Rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri.

Pas mësuesit 39-vjeçar Gazion Rusi, nga Shkodra, një gardist 58-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Viktima, G.P., mësohet se ka qenë gardist dhe ka shërbyer si shoferi i ministres Elisa Spiropali.

Ai ka shfaqur dy ditë më parë simptomat e COVID-19 dhe situata sa ka ardhur duke u përkeqësuar.

Ai ka shkuar me temperaturë të lartë në spital, por për fat të keq nuk ka mundur dot që të shpëtojë.

Ende nuk ka një konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë për rastin.

Gardisti bëhet kështu viktima e 140 nga COVID-19 në Shqipëri dhe pritet të raportohet në përditësimin ditor të të dhënave që bëhet nga Ministria e Shëndetësisë./abcnews.al