Një ushtar maroken dhe një britanik të dënuar me vdekje nga një gjykatë separatiste pro-ruse në Ukrainën lindore kanë apeluar vendimin, njoftoi sot agjencia ruse e lajmeve Tass.
Brahim Saadun dhe Sean Pinner u dënuan me burgim të përjetshëm për luftime përkrah forcave ukrainase.
Lexo edhe: U kapën rob, kush janë britanikët që janë dënuar me vdekje nga Rusia
Sipas Tass, Gjykata e Lartë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, e cila njihet vetëm nga Rusia dhe Siria pranoi ankesat e avokatëve të dy të dënuarve.
Britaniku i dytë, Aiden Ashlin , nuk ka apeluar ende, shtoi agjencia ruse, duke cituar avokatin e tij. /abcnews.al/